Gucati në Kosovë, viziton babain në Spitalin e Mitrovicës

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 12, 2022
Updated 2022/05/12 at 1:08 PM

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati ka ardhur sot në Kosovë, për të vizituar babain e tij të shtruar në Spitalin e Mitrovicës, shkruan Telegrafi.

Sipas burimeve të Telegrafit, Gucati me lejen e Speciales dhe nën masa të rrepta të sigurisë nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës është parë në këtë institucion.

Ndryshe, Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator 2020 në Prishtinë nga zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarresti dhe urdhri për transferim, të lëshuar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës, ku më pas u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Share this Article