Zyrtare: Kosova alikon për Këshill të Evropës

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 12, 2022
Updated 2022/05/12 at 10:39 AM

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka dorëzuar në Këshillin e Evropës, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë institucion.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja Gërvalla përmes një video-mesazhi, shkruan Telegrafi.

“Sot hapet një kapitull i ri për Kosovës në KiE, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe në fund edhe të Këshillit Ministror. Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës”, ka thënë Gërvalla.

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar nismën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Share this Article