Skenderaj/Fadil Nura njofton për një tjetër projekt të ri

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 13, 2022
Updated 2022/05/13 at 5:56 PM

Kryetari i komunës së Skenderajt sot ka qenë shumë aktiv në terren. Duket që përmirësimi i kohës ka bërë që edhe kryetari të rritë intensitetin e punëve në terren ku sot përveç fillimit të punëve në fasadimin e objekteve në sheshin Adem Jashari, kryetari Nura ka njoftuar se ka filluar projekti i ri i kanalizimit në fshatin Vajnik. Në njoftimin në facebook shihet kryetari Nura duke mbikëqyrur punimet në rrjetin e kanalizimit dhe duke bashkëbiseduar me qytetarët. Kryetari Nura ka bërë me dije qe ky projekt është projekt i ri i filluar pas kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të kësaj pjesë të Skenderajt.

Share this Article