Skenderaj/Fasadimi i objekteve po nis sot, vlera e projektit gjysmë milioni euro

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 13, 2022
Updated 2022/05/13 at 6:52 AM

Fasadimi i ndërtesave në qytetin e Skenderajt, përkatësisht përgjatë sheshit kryesor që mban emrin e Adem Jasharit, do të nis gjatë ditës së sotme.
Portali Aktuale merr vesh nga burimet e saj se kompania e ndërtimit sot do t’i vendos skelet në pjesën jugore të sheshit, kur edhe do të fillojnë zyrtarisht punimet për fasadim.
Sipas llogaritjeve fillestare vlera e projektit është rreth gjysmë milioni euro.
Projekti është i ndarë në dy faza, ndërsa parashihet që përveç elementeve të caktura, edhe izolim me stiropor me trashësi 8 deri 10 cm.
Kryetari i komunës Fadil Nura, muajin e kaluar e kishte mbajtur një takim me banorët e ndërtesave ku kishte kërkuar mendimin e tyre për modelet e fasadaimit që ishin paraqitur në atë takim, si dhe kishte kërkuar bashkëpunim në mënyrë që të mos ketë pengesa gjatë realizimit të punimeve.
Fasadimin e objekteve banesore Nura e kishte premtuar gjatë fushatës. Aktuale mëson se faza e parë e realizimit të projektit do të përfundojë para ardhjes së bashkatdhetarëve për pushimet verore.

Share this Article