Skenderaj/Një kupë për qytetin e Skenderajt!

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 15, 2022
Updated 2022/05/15 at 7:41 PM

Klubi i Voljebollit “Skenderaj” (U-18) është shpallur kampion Kosove, ka njoftuar ky klub me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare ne facebook.

“Kampion të Kosovës U18

Vajzat tona sot dëshmuan se janë më të mirat në Kosovë dhe se kanë të ardhme të ndritur.

Falënderojmë trajnerët për punën e tyre të palodhshme me gjeneratat e reja.

Premtojmë që klubi ynë do të krijojë shumë yje për qytetin tonë dhe për Kosovën.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e tyre në çfarëdo lloj forme”, thuhet në njoftim.

Share this Article