Fushat me bari natyral po “zhduken” në Kosovë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 16, 2022
Updated 2022/05/16 at 8:56 AM

Edhe një terren tjetër do të kthehet nga fushë me bari natyral në fushë me bari sintetik, shkruan Koha.net.

Është Flamurtari i Prishtinës që ka hequr barin natyral nga fusha e stadiumit të tij, për ta kthyer në fushë sintetike. Te Flamurtari kanë numëruar disa arsye që i kanë shtyrë ta heqin barin natyral.

Drejtori i klubit, Agim Hasani, thotë se rënia e interesimit të nxënësve në shkollën e futbollit dhe problemi për ta mirëmbajtur fushën kanë qenë pikat kryesore që kanë shtyrë të nisin rinovimet në stadium. Hasani ka thënë se do të vendosen edhe reflektorët, ndërsa edhe tribuna do të bëhet me ulëse. Ndonëse me infrastrukturë minimale, stadiumi i Flamurtarit është prej të njohurve në vend.

“Jemi detyruar ta kthejmë fushën me bari sintetik për shkak se për 80 % interesimi i nxënësve për t’u regjistruar në shkollë të futbollit ra. Fusha filloi ta humbë efektin dhe u bë e vështirë për ta mirëmbajtur. Është bërë për të mirën e klubit edhe pse e kuptojmë se lëndimet mund të vijnë më shpejt, por nuk kemi pasur zgjidhje tjetër. Edhe ne thuajse të gjitha ndeshjet i kemi luajtur në fushë me bari sintetik. Ku kemi shkuar për të luajtur, fushat kanë qenë sintetike. Besoj se në fillim të sezonit të ri do t’i luajmë ndeshjet tona si vendës. Po punohet me intensitet të lartë dhe besoj se do të përfundojnë të gjitha punimet”, ka thënë Hasani të dielën për KOHËN

Share this Article