Rreshteri nga Peja dhe policja në lidhje dashurie, motivi i rrahjes brutale xhelozia

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 16, 2022
Updated 2022/05/16 at 7:35 AM

Mbrëmë është raportuar nga Gazeta Sinjali se si rreshteri policor i Drejtorisë Rajonale në Pejë, Senad Hamzic, dyshohet se ka sulmuar mizorisht një zyrtare policore, përderisa ishin jashtë detyrës zyrtare. Sinjali ka mësuar se cili është motivi që e shtyu rreshterin ta rrah pamëshirshëm policen në fjalë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Sipas burimeve, sulmi që përjetoi zyrtarja policore nga rreshteri policor lidhet kryekëput me motivet personale, kjo pasi që rreshteri Hamzic ishte në lidhje dashurie me të dhe për motive xhelozie, nën dyshimet se ajo kishte nisur një lidhje me një person tjetër, e ka rrahur mizorisht.
Siç raportoi edhe mbrëmë Sinjali, nga Emergjenca në Pejë kanë njoftuar se policja ka lëndime të rënda për shkak të goditjeve që ka pësuar gjatë rrahjes nga rreshteri, i cili do të duhej ta mbronte.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar po ashtu se rrahja e polices nuk ka ndonjë arsye tjetër, e aq më pak lidhur me detyrën zyrtare.
Rreshter Hamzic, edhe pse është betuar të mbrojë jetën dhe dinjitetin e secilit qytetar, siç duke e ka dëshmuar se me veprimet e tij, nuk e meriton të shërbejë në Policinë e Kosovës.

Share this Article