Skenderaj/Komuna dhe Lista Ideal përkujtojnë dëshmorët e rënë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 16, 2022
Updated 2022/05/16 at 7:22 PM

Përfaqësuesit e komunës së Skenderajt, kryetari Fadil Nura dhe Sami Lushtaku kanë bërë homazhe dhe kanë përkujtuar dëshmorët Abaz Thaçi, Skender Skenderi, Gani Uka, Mustafë Skenderi e Kujtim Ahmeti të cilët kanë rënë me datën 16 maj 1999. Siç shihet edhe në postimet e tyre ata kanë vizituar familjen e Abaz Thaçit por dhe varrezat ku prehen dëshmorët e rënë në këtë ditë. Ata kanë thënë se sakrifica e dëshmorëve të kombit ka sjellë lirinë e vendit.
Edhe ish-kryetari i komunës dhe kryetari i listës Ideal Bekim Jashari ka përkujtuar dëshmorët duke shprehur konsideratë për sakrificën e tyre.

Share this Article