Gjiganti anglez shpreh interesim për Casemiron

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 17, 2022
Updated 2022/05/17 at 6:56 PM

Chelsea raportohet se ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Casemiro.

Braziliani ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, por ai thuhet se po kërkon rritje të pagës, transmeton Gazeta Express.

Kjo thuhet se mund t’i sjellë probleme dhe Casemiro mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Sipas “The Mirror”, Chelsea thuhet se po monitoron situatën e 30-vjeçarit pasi trajneri Thomas Tuchel dëshiron të përforcohet në mesfushë.

Share this Article