Skenderaj/Blerta, Shabani e Valmira përfaqësojnë komunën në Kroaci

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 17, 2022
Updated 2022/05/17 at 6:46 PM

Komuna e Skenderajt njofton se Blerta Abazi, Shaban Xani dhe Valmira Osmani po përfaqësojnë studentët dhe të rinjtë nga komuna jonë në samitin ndërkombëtar “LEAP  Croatia”. Samiti ngërthen në vete: lidership, menaxhim, rini, vullnetarizëm, teknologji, kulturë dhe art i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Ata patën fatin të përzgjidhen për të marr pjesë në këtë ngjarje kaq të madhe ku ka pjesëmarrës nga e gjithë bota e që në total arrijnë mbi 400 pjesëmarrës!

Ata gjatë ditëve tjera kanë vizituar edhe parlamentin kroat e që u priten përzemërsisht nga deputetja e vetme shqiptare Ermina Lekaj Prlaskaj për të shikuar bashkëpunimet studentore dhe marrëveshjet e mundshme si një mundësi shkëmbimi dhe studimi për të rinjët tanë.

Përpos këtij takimi ata patën nderin të takonin edhe kryetarin e Unionit Shqiptar në Kroaci, zotëri Esat Çollaku dhe kambinetin e tij për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit të të rinjëve shqiptar në Kosovë dhe atyre në Kroaci.

Studentët dhe rinia janë përfaqësimi ynë më i miri dhe më i fuqishmi!

Komuna e Skenderajt ka mbuluar shpenzimet për aktivitetin e këtyre të rinjve nga komuna jonë.

Share this Article