Skenderaj/Shumë kërkesa për hapje të bunarëve

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 17, 2022
Updated 2022/05/17 at 7:19 PM

Shumë aplikacione janë paraqitur nga qytetarët e komunës së Skenderajt për hapje të bunarëve, pasi është kuptuar se autoritetet lokale kanë nisur realizimin e projektit për këtë qëllim.

Një numër i bunarëve është hapur dhe pritet të hapën me buxhetin e komunës, kurse një pjesë tjetër në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare, përkatësisht me Islamic Relief Kosova dhe Qatar Charity.

Burime të portalit Aktuale nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, Ndërmarrësi, Turizëm dhe Inovacion, kanë treguar se ka shumë kërkesa për hapje të bunarëve. Megjithëkëtë, numër i madh i qytetarëve pritet të përfitojnë nga ky projekt, përkatësisht të sigurojnë ujin e pijshëm me hapjen e bunarëve.

Edhe Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Skenderajt, ka ndërmarrë disa nisma të kësaj natyre, duke u dal në ndihmë familjeve në nevojë.

“Prioritet i është dhënë rasteve të vlerësuara se nuk kanë kushte të mira ekonomike. Prandaj, ky projekt është i mirëpritur nga ana e tyre”, thotë burimi, i cili shton se përveç ekonomive familjare, janë edhe shkollat të cilat përfitojnë nga projekti i hapjeve të puseve.

Për një familje që jeton me asistencë sociale, hapja e një bunari mund të jetë e papërballueshme, pasi çmimet në treg janë të larta, deri në 40 euro për metër.

Realizimi i një projekti të tillë në këtë komunë, vlerësohet të jetë i qëlluar, kur dihet mungesa e ujit dhe kushtet jo të mira ekonomike të familjeve që kanë aplikuar.

Share this Article