Vëllaznimi kampion i grupmoshës U18, meshkujt

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 17, 2022
Updated 2022/05/17 at 8:50 PM

KV ‘Vëllaznimi’ është shpallur kampion i grupmoshës nën 18-vjeç, në konkurrencën e meshkujve, pasi mposhti në finale Dritën me rezultat 1-3, në Banjë të Malishevës.Drita e filloi mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë me rezultat të ngushtë, 25-22. Mirëpo, Vëllaznimi u konsolidua në vazhdim duke treguar forcën e vërtetë të kampionit.Gjakovarët fituan setin e dytë me rezultat të thellë 14-25, teksa në të dytin ‘Intelektualët’ treguan rezistencë paksa më të fortë por ishin të pafuqishëm të parandalojnë humbjen 19-25.Edhe në setin e tretë, Vëllaznimi tregoi superioritet duke fituar 18-25, për të siguruar titullin kampion pas një fitoreje 1-3 në sete.Për të ardhur deri këtu, Vëllaznimi në gjysmëfinale kishte mposhtur Lubotenin me rezultat 2-0, ndërsa Drita u tregua e fortë për Skenderbeun, të cilën e mposhti me rezultat 2-1.Gjakovarët kështu kurorëzuan një sezon gjatë të cilit impresionuan me paraqitje fantastike javë pas jave, derisa treguan formë të lartë në garat e kësaj grupmoshe përgjatë tërë fushatës.Medaljet për të dy ekipet u ndanë nga anëtari i bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Abedin Mehani dhe Komesari i Garave, Ardian Ibraj, ndërsa Kupa u dhurua nga Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi.FVK uron KV ‘Vëllaznimin’ për titullin, dhe finalistin KV ‘Drita’ për sportivitetin e treguar.

Share this Article