Kërcënim me bombë në shkollë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 18, 2022
Updated 2022/05/18 at 9:58 AM

Policia ka njoftuar se sot ka pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, shkruan Koha. net.

Sipas njoftimit, informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.

Policia ka bërë të ditur se menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ekipet e nevojshme dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë.

“Ndërkohë që në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar nxënësit dhe personelin e shkollës, specialist të policisë po trajtojnë dhe verifikojnë informatën”, thuhet në njoftim.

Share this Article