Skenderaj/Në Klinë të Mesme fillon asfaltimi i rrugëve në lagje

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 18, 2022
Updated 2022/05/18 at 9:47 AM

Në komunën e Skenderajt aktualisht është duke u realizuar një numër i madh i projekteve të reja në infrastrukturën rrugore, kanalizim, ujësjellës dhe në fusha të tjera, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve, ka njoftuar Komuna e Skenderajt me anë të një njoftimi.

“Në këtë mënyrë, sot ka nis realizimi i projektit të ri në fshatin Klinë e Mesme, përkatësisht në lagjet Hetemi dhe Halimi, ku po investohet në asfaltimin e rrugës.Për të parë nga afër këtë proces, kanë dal në terren kryetari Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, që shoqëroheshin edhe nga Arjeta Rama, anëtare e Kuvendit Komunal.

Banorët e këtyre lagjeve e kanë mirëpritur kryetarin Nura, duke u shpreh falënderues për fjalën e mbajtur, pasi kreu i Komunës kishte premtuar asfaltim të rrugës dhe investime të tjera.

Veç këtij projekti, në këtë fshat ka nisur puna edhe në intervenimet e nevojshme në sistemin e kanalizimit, një projekt ky që kishte nisur vite më parë”.

Ndërkaq kryetari i kësaj komune, Fadil Nura ka thënë: “Nisëm edhe një projekt të ri, ky i asfaltimit të rrugëve në lagjet Hetemi dhe Halimi në Klinë të Mesme, për të përmbushur dhe premtimin e dhënë para banorëve se do t’i zgjidhim në mënyrë të përbashkët të gjitha problemet që kanë”.

Share this Article