Skenderaj/Reagon Bekim Jashari

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 18, 2022
Updated 2022/05/18 at 11:09 AM

Postimi i plotë i Bekim Jasharit:

“Edhe një padrejtësi mbi çlirimtarët tonë

Me shqetësim mora lajmin që dy luftëtarët e Lirisë, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari, Nasim Haradinaj, janë dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Duke qenë krenar me luftën dhe kontributin e tyre, duke besuar në drejtësi, isha i bindur që ata do të shpallën të pafajshëm dhe se Gjykata do të gjykojë drejtë dhe do të hulumtoj në tërësi dhe në menyrë objektive rastin për të cilin janë akuzuar Gucati e Haradinaj.

Uroj që në Apel të përmirësohet ky gabim i bërë ndaj luftëtarëve të Lirisë.

Miq të mi, Hysni dhe Nasim vazhdoni të mbeteni të fortë, kjo padrejtësi do përfundojë dhe ne do shihemi shpejtë në Kosovën tonë të dashur”.

Share this Article