400 euro gjobë biznesit që mashtroi konsumatorin

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 20, 2022
Updated 2022/05/20 at 1:58 PM

MitrovicëInspektorët komunal sot i kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 400 euro një subjekti afarist në Mitrovicë i cili kishte mashtruar një konsumator.

Pas pranimit të ankesës të adresuar nga ana e konsumatorit, Inspektori i Tregut ka gjetur se kishte mospërputhje të çmimit të reklamuar të produktit dhe atij që është paguar në arkë.

“Çmimi i reklamuar i produktit “Oxo biodegradues” 120/10 është deklaruar me çmim 1.79 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar me çmim 1.85 euro. Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të ligjit Nr. 06/L-034 për mbrojtje të konsumatorit, inspekcioni i ka shqiptuar gjobën biznesit”, thuhet në vendimin e drejtorisë së Inspekcionit.

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës i fton qytetarët që t`i paraqesin rastet kur hasin në shkelje të tilla dhe i garanton ata se çdo ankesë dhe kërkesë do të trajtohet me seriozitet të plotë.

Share this Article