Barcelona e do Lewandowskin dhe Raphinhan për të formuar treshen e re sulmuese

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 20, 2022
Updated 2022/05/20 at 11:38 AM

Trajneri i Barcelonës, Xavi dëshiron që dyshja Robert Lewandowski dhe Raphinha të jenë partner të Ansu Fati në pamjen e re të sulmit të ekipit për sezonin e ardhshëm, shkruan Telegrafi.

Me Lionel Messin, Sergio Aguero dhe Antoine Griezmann që janë larguar së fundmi nga Barca, Xavi dëshiron të rikthejë një identitet në sulmin e tij.

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Lewandowski i Bayern Munich dhe Raphinha i Leeds United janë të kërkuar nga trajneri i Barcelonës.

Trajneri i Barcelonës dëshiron që Lewandowski dhe Raphinha t’i bashkohen talentit Ansu Fati për të formuan treshen e re sulmuese.

Share this Article