New York Times publikon pamjet nga vrasja e civilëve në Bucha (video)

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 20, 2022
Updated 2022/05/20 at 12:04 PM

Masakra në qytetin Bucha të Ukrainës i tregoi botës se çfarë do të thotë lufta. Gra dhe fëmijë të pafajshëm u vranë ose u dogjën nga trupat ruse, shkruan Epoka e Re.

Një skenë e tmerrshme e asaj çfarë ndodhi në qytet ka dalë së fundmi. Nga këto pamje filmike shihet se si ushtarët rusë kanë zënë rob një grup prej nëntë civilësh.

Ata përkulen, me duart e vendosura mbi kokë, kalojnë një rrugë të zbrazët. Dy ushtarë rusë me armë shihen teksa kërcënojnë me armë civilët. Më vonë të gjithë civilët sipas medias amerikane janë ekzekutuar.

Këto pamje mund të cilësohen një nga provat e mundshme për krime lufte nga ushtarët rusë në Bucha.  Presidenti Volodymyr Zelensky ka përsëritur pretendimin e tij se Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë.

Në një fjalim, ai u shpreh se ka një përpjekje të qëllimshme dhe kriminale për të vrarë sa më shumë ukrainas të jetë e mundur. Zelensky tha se jeta ishte bërë “ferr” në rajonin lindor të Donbasit, i cili është “shkatërruar plotësisht”.


Share this Article