SBASHK-u: Sot nuk ka mësim, punëtorët e arsimit në protestë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 20, 2022
Updated 2022/05/20 at 6:58 AM

Sindikata e Bashkuar, Arsimit dhe Shkencës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se të premten nuk do të ketë mësim pasi punëtorët arsimorë do të jenë në protestë, shkruan Telegrafi.

Në njoftim thuhet se kjo bazuar në vendimin e federatave sindikale në kuadër të BSPK-së.

“Duke u bazuar në vendimin e federatave sindikale në kuadër të BSPK-së, në orët e mbrëmjes së të mërkurës është mbajtur takim i jashtëzakonshëm i SBASHK-ut me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve.

Pas një debati konstruktiv është rikonfirmuar se në protestën e thirrur më 20 maj nga BSPK-ja e bazuar në zërin e anëtarësisë do të marrin pjesë në mënyrë masive edhe të punësuarit në sektorin e arsimit.

Duke u bazuar në këtë pjesëmarrësit në takimin e jashtëzakonshëm të SBASHK-ut kanë sjellë vendim që të premten shkollat nuk punojnë sepse punëtorët arsimorë me kohë do të nisen nga vendbanimet e tyre për t’u bërë pjesë e protestës”, thuhet në njoftim.

SBASHK-u thotë se ndien keqardhje për gjendjen e krijuar e cila është pasojë e mungesës së gatishmërisë së Qeverisë për dialog dhe për angazhim në zgjidhjen e kërkesave legjitime të punëtorëve në arsim, që nga çerdhet e deri në Universitete e kulturë, por edhe në sektorët tjetër.

Sindikata e Arsimit i ftuar edhe përfaqësuesit e Këshillave të prindërve të jenë pjesë e protestës.

“Po ashtu apelojmë të prindërit që për hir të sigurisë së fëmijëve të tyre nesër mos t’i nisin për në shkollë sepse shkollat janë pa personelin arsimor, të cilët pa fajin e tyre janë të detyruar të protestojnë në përpjekje për realizimin e kërkesave të tyre.

Share this Article