Skenderaj/Solidariteti i bashkatdhetarit Bekim Emini me vendlindjen (foto)

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 20, 2022
Updated 2022/05/20 at 1:31 PM

Në rrugët kryesore të qytetit të Skenderajt ka rinisur shenjëzimi horizontal i rrugëve. Është kjo faza e dytë, pasi para 2 muajve kishte nisur vijëzimi i shiritave rrugore dhe zebrave. Ndërkohë që është duke u realizuar ky projekt, komunikacioni po zhvillohet pa ndonjë problem. Por firma që po e kryen këtë shërbim e që është donacion nga bashkatdhetari ynë Bekim Emini, i cili ka sjell tërë pajisjet e duhura për shenjëzimin e rrugëve, me shpenzime të veta, ka punuar edhe në orët e mbrëmjes vetëm që puna të kryhet pa penguar qarkullimin e automjeteve.

Portali Aktuale nga burimet e veta brenda komune, merr vesh se, nëse ky shërbim do të kryhej me buxhetin komunal, atëherë shpenzimi do të ishte rreth 50 mijë euro.

Share this Article