Ministria e Financave njofton për datat e ekzekutimit të pensioneve

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 23, 2022
Updated 2022/05/23 at 2:19 PM

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesit e skemave pensionale dhe sociale për datat e pagesave mujore.
• Pensionet e rregullta: data 15 e çdo muaji
• Pensionet e veteranëve: data 20 e çdo muaji
• Skemat sociale: data 30 e çdo muaji
• Shtesat për fëmijë: data 25 e çdo muaji
• Shtesat për lehona: data 25 e çdo muaji
Ndërkaq aplikimi për Shtesa për Fëmijë e Lehona do të jetë i hapur nga data 1–10 e çdo muaji ashtu që pagesat të ekzekutohen në datën e paraparë.
Pensionet për veteranë do të ekzekutohen ndryshe nga pensionet e rregullta kjo për shkak të verifikimit të statusit të punësimit nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Në njoftimin e ministrisë thuhet “Gjithashtu, qytetarët duhet të kenë parasysh se nëse data e paraparë sipas këtij udhëzuesi është ditë vikendi apo pushimi zyrtar, pagesat do të ekzekutohen në ditën vijuese të punës”

Share this Article