Polici vret kolegun me armë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 23, 2022
Updated 2022/05/23 at 8:48 PM

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, ku një punonjës policie ka vrarë me armë zjarri kolegun e tij, pas një konflikti që ka ndodhur në sallën e mbledhjeve.Punonjësi Çaush Saliasi fillimisht është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit, ndërsa nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, shkruan Kallxo. com

Autori Ludian Zaimi ndodhet në komisariat, ndërsa në vendngjarje janë dëgjuar gjashtë të shtëna.

Sipas informacioneve, të dy janë policë të patrullës së përgjithshme, ndërsa viktima ishte në prag pensioni. Autori ka një vit e gjysmë në polici, kurse viktima ushtronte detyrën prej mbi 20 vitesh.

Share this Article