Putin i shpëtoi atentatit?

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 23, 2022
Updated 2022/05/23 at 7:11 PM

Është bërë një përpjekje për të vrarë presidentin rus Vladimir Putin, ka pohuar një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë në një intervistë me gazetën Ukrayinska Pravda, shkruan Telegrafi

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, në një intervistë me Pravda, Kyrylo Budanov, kreu i drejtorisë kryesore të inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, tha se përpjekja për vrasje u bë pas fillimit të agresionit në Ukrainë, në shkurt.

Ai vazhdoi të thotë se lideri rus u sulmua nga përfaqësues të rajonit të Kaukazit, i cili ndodhet midis Detit të Zi dhe Detit Kaspik.

Sidoqoftë, asnjë provë nuk është paraqitur deri më tani – dhe Sky News shkruan se nuk e ka verifikuar pretendimin.

Zoti Budanov i tha gazetës ukrainase: “Kishte një përpjekje për të vrarë Putinin. Ai madje u sulmua, thuhet, nga përfaqësues të Kaukazit, jo shumë kohë më parë”.

“Ky është një informacion jo publik, ka qenë një përpjekje absolutisht e pasuksesshme, por ka ndodhur realisht, ka qenë rreth dy muaj më parë”.

“E përsëris, kjo tentativë ka qenë e pasuksesshme. Nuk ka pasur asnjë publicitet për këtë ngjarje, por ka ndodhur”.

Një pretendim i tillë vjen pas atij në të cilin zyrtarët e lartë të sigurisë ruse kishin thënë se mendojnë që lufta në Ukrainë është “e humbur”, duke sugjeruar se regjimit të Vladimir Putinit mund t’i vijë fundi, sipas një eksperti për kërcënimet e sigurisë të lidhura me Rusinë.

Share this Article