Skenderaj/Festë në “Shaban Jashari”

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 23, 2022
Updated 2022/05/23 at 12:08 PM

Sot Shkolla “Shaban Jashari” në qytetin e Skenderajt ka kremtuar ditën e themelimit si dhe 98 vjetorin e lindje së heroit kombëtar, babait të Adem e Hamëz Jasharit.

Me këtë rast, është organizuar manifestim i madh nga shkolla, ku kanë marrë pjesë Rifat Jashari, kryetari i komunës, Fadil Nura, zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit, prindër dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalimin e tij, kryetari i komunës, ka përgëzuar nxënësit dhe mësimdhënësit për ditën e shkollës, si dhe për sukseset që kjo shkollë ka arritur në garat e organizuara në nivelin republikan.

Edhe Rifat Jashari, ka përgëzuar të pranishmit me rastin e ditës së shkollës. Kurse drejtoresha e shkollës, Hyra Gashi – Tahiri, ka folur për sukseset e arritura nga nxënësit e saj.

Share this Article