Skenderaj/Këto janë shkollat që bëhen me ujë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 23, 2022
Updated 2022/05/23 at 2:53 PM

Janë 8 shkolla të komunës së Skenderajt, ku janë hapur bunarët, fal një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet komunës së Skenderajt dhe organizatës Islamic Relief.

“Vëllezërit Frashëri” në Çubrel, “Idriz Berani” në Klinë të Epërm, “Pavarësia” në Krasaliq, “Shotë Galica” në Runik, “Azem Bejta” në Prekaz të Epërm, “Drenica” në Polac, “Ilir Lushtaku” në Prekaz të Poshtëm dhe “Faik Dragaj” në Leçinë, janë institucionet shkollore që kanë përfituar nga hapja e bunarëve.

Kryetari Fadil Nura, ka thënë se kjo si alternativë që shkollat asnjëherë të mos kenë mungesë të ujit, i cili është vital për mirëmbajtën e shkollës dhe pastërtisë së saj.

Share this Article