Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj gruas së Abedin Rexhës ‘Sandokanit’

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 24, 2022
Updated 2022/05/24 at 5:43 AM

Gjykata e shkallës së dytë ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Prishtinës, me të cilin Sanije Rexha dhe Kushtrim Bala janë liruar nga aktakuza për keqpërdorime me formularët për njohjen e statusit të veteranëve të UÇK-së.Përmes një vendimi Apeli ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale.Gjykata e Apelit sipas vendimit të marrë më 19 tetor 2021, nuk ka vërtetuar se ka pasur shkelje të ligjit apo shkelje esenciale të dispozitave të procedurë penale.
“Duke i vlerësuar pretendimet e prokurorisë, Gjykata e Apelit ka konkluduar të pa bazë ankesën e prokurorisë ku atakohet aktgjykimi i shkallës së parë për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike”, thuhet në aktgjykimin e Apelit.
Gjykata e Prishtinës, më 5 mars 2021 kishte liruar nga akuza dy zyrtarët e MPMS-së, Sanije Rexha dhe Kushtrim Bala, të cilët akuzoheshin për keqpërdorime me formularët për njohjen e statusit të veteranëve të UÇK-së, raporton Kallxo,com

Share this Article