Shpenzime marramendëse ditore të Rusisë në Ukrainë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 24, 2022
Updated 2022/05/24 at 7:44 AM

Gjatë muajit prill, Rusia shpenzoi mbi 300 milionë dollarë në ditë për mbrojtjen, ose rreth 280 milionë euro, për shkak të luftës në Ukrainë. Sipas asaj që u zbulua nga “MoscowTimes”, që citoi të dhëna nga Ministria ruse e Financave, krahasuar me periudhën e paraluftës, kjo shumë është dyfish më e madhe, shkruan Epoka e Re.

Në përgjithësi, që nga 24 shkurti 2022 dhe deri më sot – pra që nga fillimi i të ashtuquajturit “operacion ushtarak special” – shpenzimet për mbrojtjen në Rusi janë rritur çdo muaj. Në shkurt, shifra ishte rreth 5.1 miliardë dollarë (rreth 369 miliardë rubla).

Në mars pati një tjetër rritje, dhe shpenzimet arritën në 6.2 miliardë dollarë (450 miliardë rubla). Ndërkohë muaji prill, mbetet tani më i kushtueshmi, me 8.7 miliardë dollarë që kanë “avulluar” për shkak të shpenzimeve të luftës.

Për më tepër, shpenzimet në mbrojtje të investuara nga Rusia në prill, ishin më shumë se dyfishi i periudhës së paraluftës. Kështu në janar ato ishin rreth 3.2 miliardë dollarë (233.7 miliardë rubla). Në prill 2021, kjo shifër ishte 275 miliardë rubla

Share this Article