Skenderaj/Policia në aksion

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 24, 2022
Updated 2022/05/24 at 6:17 AM

Në një njoftim të Policisë së Kosovës rreth aktiviteteve të saj në ofrimin e sigurisë në komunikacion bëhet e ditur se ditëve të fundit janë shtuar pikat e kontrollit për levizjen e motoçikletave në komunën e Skenderajt. Në njoftimin e plotë thuhet:
“Policia në Skenderaj në vazhdimësi është duke u ndërmarrë masa në ofrim të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.
Në vazhdën e angazhimeve të vazhdueshme, ditëve të fundit njësitet policore në Skenderaj, bazuar në planin e veprimit “Sezoni veror” me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik ka shtuar angazhimet me fokus në kundërvajtjet te ngasësit e motoçikletave.
Marrë parasysh se në këtë periudhë kohore numri i qarkullimit të motoçikletave është në rritje e sipër, zyrtarët policorë përveç masave ndëshkimore të parapara me ligj, njëkohësisht për drejtuesit e motoçikletave po shpërndajnë edhe fletushka me porosi vetëdijesimi për rrezikun dhe pasojat e mos-bartjes së helmetës.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për Sigurinë në Trafik”.

Share this Article