Skenderaj/Vajniku me kanalizim

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 24, 2022
Updated 2022/05/24 at 7:19 PM

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se në fshatin Vajnik ka nisur realizimi i projektit për rregullimin e kanalizimit.

“Në fshatin Vajnik është duke u realizuar projekti për rregullimin e kanalizimit.Kompania e kontraktuar është duke i zhvilluar punimet në terren, sipas parashikimeve, me çka është duke u finalizuar degëzimi dhe kyçja e lagjeve, me paramasa të paracaktuara.Në territorin e komunës së Skenderajt po realizohet një numër i madh i projekteve kapitale, si asfaltimi i rrugëve, ndërtimi i kanalizimeve, kyçjet individuale të shtëpive në sistemin e ujësjellësit dhe projekte të tjera, të cilat ndikojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.Qeverisja e kryetarit Fadil Nura i ka dhënë prioritet përmirësimit të kushteve të jetesës, dhe për këtë qëllim, po realizohen projekte kapitale në shumë fshatra dhe qytet.

Share this Article