Ekskluzive: Kryetari Nura ndalon punimet

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 25, 2022
Updated 2022/05/25 at 11:47 AM

Për shkak të cilësisë së dobët të punimeve gjatë fasadimit të objektit të Gjimnazit “Hamëz Jashari” në qytetin e Skenderajt, është pezulluar përkohësisht projekti në fjalë, dhe nuk dihet kur pritet të rinisin punimet.

Portali Aktuale merr vesh nga burimet brenda Komunës, se kryetari Fadil Nura ka qenë tepër këmbëngulës të mos ketë asnjë tolerim sa i përket këtij projekti.

Burimi bën me dije se kërkesa ka qenë e kryetarit Nura që të ndalet puna, dhe të organizohet një takim trepalësh mes Komunës, kompanisë mbikëqyrëse dhe Fondit Kosovar të Efiçiencës, fond ky që financon nëpërmjet një huaje këtë projekt.

“Është pajtuar mes tri palëve që të rishikohet i tërë procesi i deritanishëm i rinovimit dhe të rifillojë puna nga e para”, thotë burimi brenda Drejtorisë së Urbanizmit.

Një gjë është e qartë se kompania do të nis realizimin e këtij projekti nga fillimi, ku i është kërkuar të garantojë kualitet dhe cilësi.

Share this Article