Enca e shijon Dubain

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 25, 2022
Updated 2022/05/25 at 6:41 AM

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, javë më parë bëri të ditur se u bë banore rezidente e Dubait, shkruan Telegrafi.

Ajo tashmë po e kalon të shumtën e kohës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe këtë e ka dëshmuar përmes disa fotografive që ka publikuar në rrjete sociale.

Artistja shqiptare së fundmi ka shpërndarë një video në InstaStory, ku shfaqet në një klub nate në Dubai.
Ndonëse paragjykohet mjaft shumë për jetën dhe luksin që bën, 26-vjeçarja ka deklaruar se të gjitha gjërat i ka bërë me punë dhe përkushtimin në karrierë.
E njëjta prej disa muajsh nuk ka qenë aktive me këngë të re dhe se mungesa e saj në skenë është vënë re dukshëm.
Enca gjithashtu që një kohë ka lënë anash edhe koncertet e mbrëmjet muzikore.

Share this Article