Rrahen e bëhen llom në mes vete, përfundojnë në emergjencë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 25, 2022
Updated 2022/05/25 at 11:54 AM

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë më 25 maj, në Han të Elezit, kanë pranuar një informacion se në një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Han të Elezit ka ndodhur një rast lëndim trupor mes dy personave.
Policia ka bërë me dije se i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në dy persona të lënduar të cilët shkak i një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete.
“Dy të dyshuarit fillimisht për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë dy të dyshuarit pasi janë liruar nga Qendra Emergjente e Ferizajt, janë shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pasi janë intervistuar nga policia.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , të dyshuarit me inicialet S. Th. (M/K) i moshës 58 vjeçar dhe D. B. ( M/K) i moshës 22 vjeçar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’”, thuhet në njoftim të policisë.

Share this Article