Shembet ura në Dobërdol të Podujevës

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 25, 2022
Updated 2022/05/25 at 4:27 PM

Sot gjatë ditës është raportuar për shembjen e urës në fshatin Dobërdol të Komunës së Podujevës.

Asamblisti nga LDK në këtë komunë, Qendrim Softolli ka publikuar disa fotografi në të cilën shihet ura e shembur, shkruan Kallxo. com.

Pas kësaj ka reaguar Komuna e Podujevës e cila ka njoftuar se kanë angazhuar kompani për vendosjen e një ure alternative për të mundësuar qarkullimin e qytetarëve në këtë zonë.

“Pas marrjes së informacionit për shembjen e urës në fshatin Dobërdol, Komuna e Podujevës ka angazhuar menjëherë një kompani për vendosjen e një ure alternative për t’ju mundësuar qarkullimin e qytetarëve të asaj zone. Në planifikimet e Drejtorisë për Shërbime Publike është i planifikuar ndërtimi i Urës së re për banorët e asaj zone, derisa të bëhet ndërtimi i urës së re qytetarët mund ta shfrytëzojnë për qarkullim urën alternative”, bënë të ditur Komuna.

Share this Article