Situata me lojtarët e Barcelonës, Messi dhe Neymar për para te PSG, Dembele, Mbappe dhe Real Madridi – Laporta me deklarata bombastike

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 25, 2022
Updated 2022/05/25 at 4:23 PM

Joan Laporta ka shumë fronte të hapura për ta përfunduar sezonin e tij të parë të plotë si president i Barçës, në mandatin e dytë. Dhimbja kryesore e kokës për të është skuadra e futbollit për meshkuj, e cila e ka mbyllur sezonin në mënyrë dekurajuese, shkruan Telegrafi.

Kërkohen përforcime që për momentin nuk mund të bëhen, sepse nuk kuptohet plotësisht me Javier Tebas, presidentin e La Liga-s dhe nuk ka “fair play financiar”.Ai foli për “L’Esportiun” mbi rinovimet dhe zgjidhjet e mundshme të situatës së keqe ekonomike.

Le të flasim për emrat, Dembele. Si është çështja tani?

“Ai ka propozimin tonë dhe një datë për të vendosur, sepse nuk ka më kohë. Ne kemi qenë duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm për një kohë të gjatë. Dembele është një çështje me të cilën jemi mbërthyer, sepse agjenti nuk po i përgjigjet ofertës. Duket se po bëjnë një kundërpropozim. Ka një prioritet tani, që është kthimi i financave të klubit në rrugën e duhur. Jemi duke pritur për këtë edhe La Liga, sepse kriteret e tanishme janë shumë kufizuese”.

Cila është e ardhmja e Dani Alves?

“Këto janë vendime teknike që do t’i marrin sekretari teknik dhe trajneri. Jemi të kënaqur me performancën, atmosferën që ka krijuar dhe si i ka ndihmuar të rinjtë. Jemi mirënjohës për atë që ka dhënë për klubin dhe tani ka rrethana sportive që duhet të vlerësohen nga lojtari, trajneri dhe sekretari teknik. Synimi i Dani është të luajë në Botëror. Nëse nuk ka minuta me parashikimin që po bëjmë për sezonin e ardhshëm, prezenca e tij mund të dëmtohet. Duhet të vlerësohet nga teknikët”.

Share this Article