Skenderaj/Kthehet shfaqja e filmit në “Hasan Prishtina”

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 25, 2022
Updated 2022/05/25 at 8:04 PM

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se festivali PriFest do të organizohet në qytetin e Skenderajt, me një numër të filmave që do të shfaqen para publikut vendës.

“Ky aktivitet është bashkorganizim mes PriFest dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, dhe do të zhvillohet me datë 28 maj, në sallën kryesore të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”.

Drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Alban Berisha, ka thënë se drejtoria që udhëheq vazhdon përkushtimin për të zhvilluar aktivitete kulture e artistike në qytetin e Skenderajt, për t’i shfaqur publikut filma të llojllojshëm.

“Qëllimi ynë është që të ngjallim jetën kulturore e artistike në qytetin tonë. Prandaj, ne si drejtori jemi duke punuar çdo ditë që në bashkëpunim me organizata, festivale dhe kinematografi, ta pasurojmë më shumë agjendën e aktiviteteve kulturore”, ka thënë drejtori Berisha.

Janë 4 filma: “Rruga”, “Sea by the River and River by the Sea”, “Adelina” dhe “Vlora” që do të shfaqën me datë 28 maj, nga ora 14:00, nëpërmjet kino-projektorit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Share this Article