Skenderaj/Regjistrimi i nxënësve në shkollën që ka më së shumti interesim

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 25, 2022
Updated 2022/05/25 at 1:24 PM

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Shaban Jashari” ka njoftuar se ka nisur procesi i regjistrimit të nxënësve në klasë përgatitore dhe në klasë të parë.

Sipas njoftimit që ka shpërndarë shkolla, thuhet se regjistrimet do të nisin nga 1 qershori dhe do të zgjasin deri me datë 20.

“Për nxënësit e klasave të para të cilët kanë mbaruar klasën përgatitore në shkollën tonë, nuk ka nevojë për aplikim sepse certifikatat i kemi në shkollë.

Ata që kanë mbaruar klasën përgatitore në institucionet tjera dhe ata që nuk kanë mbaruar arsimin parafillor, duhet të aplikojnë duke sjellë certifikatën e fëmijës me vete.

Ju dëshirojmë mirë së ardhje dhe shumë suksese”, thuhet në fund të njoftimit.

Share this Article