Ukraina hyn në ‘fazën më aktive të agresionit rus’ – sulmi në frontin lindor ‘më i madhi’ i parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 25, 2022
Updated 2022/05/25 at 6:34 AM

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, thotë se sulmi i Rusisë në frontin lindor të Ukrainës është “më i madhi” i parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan Telegrafi.

Ai i përshkroi sulmet ruse në Donbas si “të pamëshirshme” dhe u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të martën që të shpejtojnë dërgesat jetike të armëve, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Moska po përpiqet të pushtojë dy provincat lindore të rajonit, Donetsk dhe Luhansk, dhe të bllokojë forcat ukrainase në frontin kryesor lindor.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Moska synon të pushtojë të gjithë rajonin e Luhanskut.

Betejat që po zhvillohen aktualisht në Ukrainën lindore mund të përcaktojnë fatin e të gjithë vendit, paralajmëroi të martën zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksandr Motuzyanyk.

Komentet e ministrisë erdhën pasi forcat ruse kryen një sulm të gjithanshëm, në pjesën më lindore të Donbasit të kontrolluar nga Ukraina.

Ata po përpiqen të rrethojnë trupat ukrainase në qytetet që shtrihen në lumin Siverskiy Donets, Sievierodonetsk në bregun lindor dhe Lysychansk në bregun perëndimor.

Motuzyanyk shtoi se forcat ruse nuk kishin hequr dorë nga përpjekjet për ta kaluar atë.

Share this Article