Arrestohet personi që tëntoi të kryente vrasje

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 26, 2022
Updated 2022/05/26 at 9:13 AM

Mbrëmjen e 19 prillit të këtij viti, në Prishtinë kishte ndodhur një tentim vrasje, ku dy persona të dyshuar kishin shtënë me armë në drejtim të viktimës, i cili për pak u kishte shpëtuar plumbave.

Policia, po atë natë kishte arrestuar njërin nga të dyshuarit, mirëpo pasi i njëjti nuk ishte autori i të shtënave, e kishte liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari kryesor deri dje ishte në arrati, raporton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se i dyshuari kryesor është arrestuar të mërkurën dhe gjatë kontrollit në trup dhe në shtëpinë tij i janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me pesë fishekë dhe një thikë.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njësiti i hetimeve rajonale është duke u marrë ende me rastin./IndeksOnline/

Share this Article