Benzema ndjek rekordin në finalen ndaj Liverpoolit

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 26, 2022
Updated 2022/05/26 at 12:53 PM

Karim Benzema do të tentojë të thyejë rekordin e golave të Cristiano Ronaldos brenda një sezoni të Ligës së Kampionëve në ndeshjen kundër Liverpoolit në finalen e së shtunës.

34-vjeçari ka shënuar 15 gola në 11 ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, që është vetëm dy prapa rekordit të të gjitha kohërave për një sezon të vetëm në Champions League, i cili mbahet nga Ronaldo, i cili shënoi 17 herë gjatë sezonit 2013-14. për Real Madridin.

Benzema shënoi pesë herë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, duke barazuar kundër Interit në muajin shtator përpara se të shënonte pastaj kundër Sheriff Tiraspol dhe Shakhtar Donetsk në katër ndeshje radhazi.

Reprezentuesi francez më pas shënoi het-trick radhazi kundër Paris Saint-Germain dhe Chelseat në fazën e 1/16-të dhe në çerekfinale, përcjellë KosovaPress.

Share this Article