Skenderaj/70 mijë euro donacion

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 26, 2022
Updated 2022/05/26 at 6:11 PM

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka përfituar një donacion në vlerën e 70 mijë eurove.

Këtë e bëri të ditur dr.Osman Veliu, i cili ndër tjera ka thënë: “QKMF Skenderaj mbështetur nga UNICEF dhe US AID, ka pranuar sot një donacion prej 8 frigoriferësh të prodhuar enkas për sigurimin e zingjirit të ftohtë, që është kusht i domosdoshëm për ruajtjen e vaksinave. Vlera e donacionit sillet rreth 70 mije Euri. Një donacion të ngjashëm por prej vetëm tre frigoriferësh e kemi pranuar para ma shumë se 26 viteve dhe nga ajo kohë, ne kemi punuar me të njëjtit frigorifer. Përkundër përpjekjeve për të siguruar gjatë gjithë këtyre viteve, ishte e pamundur sepse frigorifer të tillë nuk gjendeshin në tregun tonë.

Një frigorifer po nga të njëjtët donatorë e kemi pranuar para disa muajve. Me këtë donacion, tashmë sigurohemi të bëjmë vaksinimin e rregullt duke respektuar në përpikmëri zingjirin e ftohtë në QMF Runikë, Likoc, Turicec, Qirez, Prekaz të Epërm si dhe në AMF Klinë e Epërme.

QKMF Skenderaj edhe sipas Raportit të fundit për vaksinimin në Kosovë, mbetet ndër QKMF lidere në vaksinimi me një përfshirje në vaksinim mbi 96% të popullatës që i nënshtrohet vaksinimit sipas ligjeve në fuqi. Duke u nisur nga fakti se Republika e Kosovës është ndër shtetet lidere në vaksinim në gjithë Europën, gjithsesi një shkallë e tillë e përfshirjës në vaksinim bënë që ky institucion të jetë ndër ma të sukseshmit në këtë drejtim edhe në përmasa europiane.

Me këtë rast një mirënjohje i shkon stafit të Shërbimit të Shëndetit Publik në QKMF, qa palodhur ofron shërbime të vaksinimit ka një bashkëpunim të shkëlqyer me IKSHPK, pa përkrahjen e të cilit ky donacion nuk do të ishte i mundshëm.

Është lajmi i mirë që se shpejti, Shërbimi i Imunizimit në Skenderaj do të pajiset edhe me një automjet i dedikuar tërësisht shërbimeve në teren – vaksinimit, përfshirë edhe kujdesin për nënat e fëmijët, që deri me tani vazhdimisht ka paraqitur pengesë në realizimin e objektivave tona.

Gjithsesi, mirënjohja ma e madhe i takon UNICEF dhe US AID, të cilat na kanë mbështetur gjatë gjithë kohës që nga vitet 90 ta të shekullit të kaluar, duke ofruar një automjet ( nga viti 1999 që është në përdorim edhe sot e kësaj dite), paisje, trajnime, instruksione si dhe përvoja fantastike në fushën e imunizimit.

Share this Article