Skenderaj/Arrestime të reja në rastin Brezovica?

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 26, 2022
Updated 2022/05/26 at 7:54 PM

Numër i madh i policëve është parë te objekti i vjetër i gjimnazit “Hamëz Jashari”, që besohet se lidhet me arrestimin e njërit prej të dyshuarve të rastit Brezovica.
Një burim në kushte anonimiteti i ka thënë portalit Aktuale, se para pak çastesh policia e Kosovës, përkatësisht njësiti kundër krimeve ekonomike, është parë tek hyjë në njërën nga ndërtesat në këtë zonë, ku besohet se i dyshuari banon aty.
Nuk dihet për momentin nëse aksioni ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit.
Gjatë ditës së sotme, në mëngjes, ka pas përpjekje policore për të kapur të dyshuarin në fjalë, por burimet thonë se në momentin kur policia kishte shkuar te banesa, ai nuk ndodhej aty.

Share this Article