Skenderaj/Ndërmarrjet publike që mirëmbajnë ambientin, kanë nevojë ta mirëmbajnë vetën e tyre

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 27, 2022
Updated 2022/05/27 at 8:00 PM

Komuna e Skenderajt ka lëshuar një njoftim për vizitën e kryetarit Fadil Nura në dy ndërmarrjet publike, Uniteti dhe Eko Natyra. Sipas njoftimit, ai nuk është ndarë i kënaqur me kushtet.

“Gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës Fadil Nura, ka vizituar dy ndërmarrjet, Uniteti dhe Eko Natyra, ku ka parë nga afër kushtet në të cilat operojnë këto dy kompani publike.

Kreu i Skenderajt ka vizituar hapësirat që janë në shfrytëzim nga këto dy ndërmarrje, duke i vlerësuar si të papërshtatshme dhe infrastrukturë jo të mirë për të funksionuar normalisht.

Një gjendje e katandisur si mos më keq e dy ndërmarrjeve publike, Uniteti dhe Eko Natyra që, përveç infrastrukturës jo të mirë dhe objekteve pa kushte, rrezikon edhe ambientin e kësaj pjese të qytetit, është e papranueshme.

Ai ka premtuar të nis brenda pak ditës ndërtimi i objektit për dy ndërmarrjet, me qëllim që të krijohen kushte të përshtatshme të punës dhe pastaj edhe shërbimi ndaj qytetarëve të jetë më i mirë dhe efikas”, thuhet në njoftim.

Share this Article