Skenderaj/Skandal vizita e shëtitjes së nxënësve në Shqipëri

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 27, 2022
Updated 2022/05/27 at 12:16 PM

Vizita e nxënësve të shkollës së mesme “Anton Çetta” në qytetin e Skenderajt, gjatë shëtitjes në Shqipëri, nuk ka qenë e shumë e dëshirueshme. Ajo është karakterizuar me sjellje devijante të disa nxënësve, sjellje të tjera të paedukatë. Madje, janë konsumuar edhe substanca narkotike.
Një video që ka qarkulluar në internet, përkatësisht në disa faqe të rrjeteve sociale, shfaqet shfrenimi i nxënësve duke konsumuar lëndë narkotike marihuanë.
Nuk dihet akoma nëse mësimdhënësit kanë qenë të pranishëm gjatë këtyre sjellëve të nxënësve, por veprimet e tilla, lërë që qesin hije të keqe shkollës, janë edhe të dënueshme.
Ndaj askujt deri më tani nuk është iniciuar hetim apo ndjekje për këto raste, ku fajtori është menaxhmenti i shkollës.

Share this Article