Skenderaj/Fillon rregullimi i rrugëve të dëmtuara

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 28, 2022
Updated 2022/05/28 at 1:30 PM

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ka nisur realizimi i projektit për mirëmbajtje të rrugëve brenda qytetit të Skenderajt.

“Në vazhdën e angazhimeve të komunës së Skenderajt, për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mirëqenies së qytetarëve, rregullimin e infrastrukturës rrugore, realizmin e një numri të madh të projekteve, që kanë filluar së voni, ka nisur edhe sanimi i rrugëve kryesore brenda qytetit të Skenderajt.

Para pak ditësh kompania kontraktuese për mirëmbajtje të rrugëve, ka filluar punën në rrugët “Fadil Rrustemi”, “18 Qershori” dhe në rrugë të tjerë, e cila me makineri të posaçme është duke gërryer pjesët rrugore ku ka dëmtime, për të vazhduar më pas më procesin e asfaltimit.

Kjo punë pritet të zgjas gjatë vikendit, dhe java do të nis me përfundim të të gjitha punimeve në qytet”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Share this Article