Vdiq ish-presidenti!

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 28, 2022
Updated 2022/05/28 at 1:57 PM

Ka vdekur në moshën 56 vjeçare, ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe Presidenti, Ilir Meta përmes një postimi në Facebook.

“Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe! Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion”, ka shkruar Meta.

Share this Article