Skenderaj/Fermeri nga Lluasha që siguron 12 mijë euro

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 29, 2022
Updated 2022/05/29 at 12:05 PM

Fermerit nga Llusha e Skenderajt, Burim Zyhrani, mbase mund të ia kenë zili shumë njerëz.
Një punëtor i zellshëm si Burimi që siguron të ardhura deri në 12 mijë euro vetëm gjatë sezonit të dredhëzës.
Pra ai merret me kultivimin e dredhëzës, dhe bashkë me të është edhe familja ajo që angazhohen në punë bujqësore.
Burimi thotë se me bujqësi merret tash e 7 vite, kurse me kultivimin e dredhëzës që 2 vite.
“Me bujqësi merrem shumë vite më parë, kurse me kultivimin e dredhëzës punoj që dy vite. Kam 30 ari sipërfaqe me dredhëz. Punën e bëj me përkushtim, sepse mbaj familjen me të ardhurat nga shitja e dredhëzës, dhe ato sillen nga 10 deri në 12 mijë euro në sezonin e saj”, shprehet Burimi, i cili tregon se për këtë ide, ka fituar grant nga Ministria e Bujqësisë.

Share this Article