Skenderaj/Hajnat nuk kursejnë as xhamitë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 29, 2022
Updated 2022/05/29 at 10:03 AM

Në mungesë të sistemit të vëzhgimit me kamera, në xhamitë e komunës së Skenderajt është raportuar për rastet e vjedhjes të gjësendeve me vlerë, kryesisht para të cilat dhurohen nga qytetarët gjatë ceremonive fetare që zhvillohen në shtëpitë e Zotit.
Kryeimami në Skenderaj, Ibrahim Hoti, gjatë një takimi ku po flitej për sigurinë publike, ka potencuar mungesën e kamerave në xhamitë e Skenderaj, gjë që po shkakton telashe për Këshillin e Bashkësisë Islame që ka në mbikëqyrje mbi 20 xhami në gjithë komunën.
Ai ka kërkuar nga të ndihmohet ky këshill me blerjen dhe vendosjen e kamerave, që do të kontribuonte në ruajtjen e pasurive të objekteve fetare.
Rasti i fundit i vjedhjes u paraqit në xhaminë e një fshati, ku keqbëresit pasi kishin hyrë dhunshëm kishin vjedhur një shumë të parave të cilat janë dhuruar nga xhemati, për nevojat e saj, në mirëmbajtje, kryerje të obligimeve ndaj shërbimeve publike, etj.

Share this Article