Skenderaj/Ndërroi jetë nëna e djalit të vetëm që u vra në luftë

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 29, 2022
Updated 2022/05/29 at 8:10 PM

Ka ndërruar jetë në moshë të shtyrë Rabë Behrami nga fshati Çirez, e cila ishte nënë e djalit të vetëm që u vra si martir gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sot ka pas reagime të shumta për këtë vdekje , duke e cilësuar karakterin e saj të fortë përballë sfidave të jetës.

Edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka ngushëlluar për këte rast morti, duke thënë: “

Një nënë si Rabë Behrami, që djalin e vetëm ia fali lirisë së Kosovës, do të kujtohet gjithmonë me respekt të veçantë për qëndresën e saj të pathyeshme përballë vështirësive të jetës!
Shpirti i saj u prehtë në paqen e Zotit!”.

Share this Article