Skenderaj/Parku i projektuar në formën e shqiponjës (foto)

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 29, 2022
Updated 2022/05/29 at 11:15 AM

Është një pjesë e qytetit të Skenderajt që, po të shikohet nga lartësia, ka formën e shqiponjës.
Fjala është për parkun e qytetit “Idriz Rrecaj”. I ndërtuar para disa vitesh, e gjithë hapësira e parkut është e projektuar në formën e shqiponjës. Nga lartësia duken krahët e hapur në të dy anët e parkut. Sipër tij rrjedh lumi.
I mungojnë vetëm koka e shqiponjës dhe këmbët, përndryshe shihet i gjithë trupi i një zogu duke fluturuar.

Share this Article