Skenderaj/Po nis ndërtimi i fabrikës së 4 milionë eurove

Lajme Aktuale
Lajme Aktuale May 29, 2022
Updated 2022/05/29 at 7:01 PM

Brenda javës që po vjen do të nis edhe zyrtarisht ndërtimi i fabrikës së drurit dhe produkteve parafabrikate, projekt ky në vlerën e 4 milionë eurove.
Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar brenda komunës së Skenderajt, i cili ka treguar se me këtë rast do të organizohet një ceremoni e madhe në ditën e fillimit të punëve.
“Është duke u punuar në kabinetin e kryetarit të komunës rreth organizimit të ceremonisë së fillimit të punës në ndërtimin e kësaj fabrike. Ideja është që të këtë një organizim të madh, ashtu siç edhe ky projekt është i madh. Detajet të tjera do të bëhen të ditura ditëve në vazhdim”, ka thënë zyrtari, i cili është shprehur se ka mbetur të caktohet dita brenda javës së ardhshme për ceremoninë e organizuar.
Brenda 6 muajve që filloi mandatin, kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, premtoi zhvillim ekonomik, lehtësira të garantuara për investimet e jashtme dhe përfitime të tjera për të gjithë investitorët që shkrijnë kapitalin e tyre në Skenderaj.
Javë më parë edhe Kuvendi Komunal i Skenderajt miratoi propozimin e tij, për ndarjen e lokacionit ku do të ndërtohet kjo fabrikë. Komuna do t’i jap në shfrytëzim pronën e paluajtshme për 99 vite, do të lirojë nga disa lloje të taksave komunale dhe do të sigurojë instruktuarën e nevojshme.
Në këtë fabrikë, të cilën do ta ndërtojë kompania “Tehno Burimi”, pritet të punësohen 100 punëtorë, me të ardhura që do të sillen deri në 450 euro.

Share this Article